Skuadra e Teutës ndryshoi trajnerin në fundjavë, duke larguar teknikun Bledi Shkëmbi dhe duke zyrtarizuar në krye të pankinës Edi Martinin. Por në kampin durrsak, nuk ka pasur ndryshime vetëm në pankinë, por dhe në staf drejtues.
Drejtori i ri sportiv i Teutës do të jetë Artan Shyti. Shyti ka qenë gjithmonë pranë Teutës, por tani ka marrë dhe rolin e drejtorit sportiv dhe do të punojë intensivisht me stafin e klubit për të përforcuar skuadrën.
Fokusi kryesor i Shytit do të jetë merkato dhe para disa javësh, në emisionin “Pressing” në ABC News, ishte vetë 57 vjeçari që konfirmoi largimin e Kallakut në janar drejt skuadrës së Akhmat Grozny. Shyti ka punuar dhe më parë te Teuta. Gjatë viteve 2008-2010, ai ishte drejtor i klubit./abcnews.al