Blini produkte vendase dhe ndihmon ekonomine lokale. Apeli vjen nga kryetari i Bashksië së Tiranës Erion Veliaj nga fshati Ndroq ku organizuar festa lokale “Vera N’shesh”.
“Vera n’Shesh” projekti fitues i Bashkisë së Tiranës në konkusin e parë kombëtar “festat lokale” bëri bashkë në fshatin Ndroq banorë të zonës, prodhues dhe të apasionuar të produkteve vendase. Pasi vizitoi minipanairin e organizuar në këtë zonë, kryebashkiaku Erion Veliaj nxiti banorët të përfitojnë nga fondet e vendosura në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë dhe të orientohen drejt zhvillimit të agroturizmit.
“Sot turizmi numër një në Itali e Greqi nuk është deti. Për herë të parë ka qenë agro-turizmi, turizmi në fshat. Ndaj, dua t’ju ftoj të gjithëve të përdorim fondet e Ministrisë së Bujqësisë, AZHBR-së, për ta kthyer shtëpinë ose dhomat shtesë, në një lloj bujtine. Ndaj, kush i ka mundësitë, duhet të fillojë ta mendojë si biznes të mirëfilltë familjar. Bashkia e Tiranës do bëjë çmos që të ndihmojë secilin për aplikimet”, tha ai.
Kryebashkiaku Veliaj iu shprehu mirënjohjen organizatorëve, ndërkohë i dërgoi një mesazh mazhorancës dhe opozitës:
“Kam edhe një falenderim të veçantë për mikun tonë, kryetarin e PD këtu, Dash Bituli, që na ka dhënë pronën e vet për organizimin e kësaj feste fantastike. U japim një leksion edhe atyre në Tiranë, që pasi fiket televizori, bashkëpunojmë për bukuri. Ne shqiptarët jemi shumë pak për t’u përçarë dhe për t’u grindur për ideal të partisë. Nuk besoj se ka ideal më të madh se ideali i atdheut, qytetit, fshatit, i vendit tënd, i familjes tënde, i fisit tënd”.
Veliaj përseriti thirrjen për të konsumuar produkte të zonës me qëllim edhe për të kontribuar në rritjen e ekonomisë lokale./abcnews.al