Ndricim Mehmeti: Nxënësit do të vlerësohen kush merr më shumë në telefon, do shtohen analfabetët

schedule13:27 - 29 Prill, 2020

schedule 13:27 - 29 Prill, 2020

Eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti në një intervistë për Abc News thekson se ministria e Arsimit ka legalizuar dhe amnistuar paditurinë.

Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se vlerësimi i nxënësve këtë vit shkollor do të bëhet kush ka telefonuar më shumë.

Ato thanë se të gjithë nxënësit do të vlerësohen në bazë të paraqitjes që kanë pasur. Kush ka marrë në telefon më shumë ai do të vlerësohet. Nëse ky quhet institucioni i dijes që vlerësohet përmes celularit është gjë tjetër. Ministja e Arsimit ka thënë se ka 10 mijë veta jashtë sistemit, kjo do të thotë se në mënyrë të qëllimtë pa u plotësuar asnjë kushte fëmijëve shqiptarë u është mohuar e drejta e arsimimit, e drejtë kushtetuese që jepet e njëjtë për të gjithë. Nga 120 mijë studentë vetëm 30 mijë janë futur në mësimin online”, tha Mehmeti.

Ndër të tjera ai ka theksuar se shkollat nuk duhet të mbylleshin në këtë mënyrë dhe se provimet e lirimit duhet të bëheshin në gusht ose në shtator. Ndërkohë ka theksuar se pse qeveria nuk ka marrë masat si vendet e tjera të rajonit të cilat pritet që gjatë muajit maj të hapin disa nga shkollat.

Ministria duhet të kishte një plan të qartë masash, nuk kishte pse të hiqte provimet e lirimit ato shumë mirë mund të bëheshin në gusht ose në shtator, në mënyrë që të rimerreshin dijet. Ky plan masash e kemi përsëritur disa here pasi ministria duket se nuk di që të marrë as shembull nga vendet e rajonit ku Kosova në 4 maj hap shkollat po ashtu edhe Greqia ka një sërë masash të tjera aq më tepër që ne jemi një vend që kemi një numër të pakët të rasteve me Covid 19, kemi kushte shumë të mira dhe ne e dimë shumë mirë se gjysma e shkollave është e rrënuara në mars kishim dy javë minus tashmë nuk ka asnjë shans që të zëvendësohen. Ka familje që nuk kanë buk e jo më të paguajnë për mësimet e fëmijëve. Brezi që po rritet do ju nështrohet anafalbetëve funksional”, është shprehur ndër të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!