Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndreu: Dëmtimet problemi ynë, shkojmë për pikë në Durrës

schedule16:29 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 16:29 - 4 Dhjetor, 2020

Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për sfidën e radhës kundër Teutës. Krutani e shikon skuadrën e tij si avantazhuar në aspektin psikologjik prej rezultateve të arritura, por dëmtimet janë “armiku” i Kastriotit në ndeshjen e nesërme. Vlerësimi për durrsakët sigurisht që është maksimal.

“Fatmirësisht skuadra gëzon formë të mirë dhe përgatitemi për ndeshjen me Teutën, kuptohet ndaj një kundërshtari të fortë që është përmirësuar shumë sivjet. Megjithatë ne i kemi bërë përgatitjet tona dhe shpresoj që lojtarët tanë të japin maksimumin, të jenë të kujdesshëm për të marrë atë që ne po përgatitemi. Pra që të mos dalim pa pikë”, tha fillimisht Ndreu.

Kastrioti është përballur me Teutën në kupë dhe janë eliminuar, por për Ndreun ajo sfidë nuk është barometër. “Nuk ndikon ndeshja e Kupës, ne nuk e kishim objektiv atë kompeticion dhe aktivizuam ekipin e dytë. Kështu që nuk ka fare ndikim.

Jemi optimistë, kemi gjendje të mirë dhe në futboll gjendja psikologjike është shumë e rëndësishme. Kështu që në këtë pikë ne jemi të avantazhuar. Megjithatë nëse nuk jep maksimumin nuk merr asgjë”, shtoi Ndreu, i cili më pas foli edhe për problemin e dëmtimeve në skuadrën e tij.

“Ky është problemi ynë, dëmtimet. Në Durrës ne shkojmë thuajse të përgjysmuar. Kemi 4-5 lojtarë që nuk janë për lojë. Është një minus i madh, por kam besimin maksimal se lojtarët që do të luajnë do të jenë të angazhuar për të thënë që ne vlejmë dhe ne do japim më të mirën për të zëvendësuar lojtarët që mungojnë”, mbyll trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!