Ndotja në lumin Erzen Klosi: Do të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit

schedule13:04 - 28 Tetor, 2017

schedule 13:04 - 28 Tetor, 2017

Mbetjet e hedhura prej vitesh në lumin Erzen kanë shkaktuar një masakër mjedisore. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi pasi inspektoi situatën në terren paralajmëroi vëniën para përgjegjësisë penale për ndotësit e lumenjve dhe bregdeteve. Lumi Erzen është nga më të ndoturit. Ky fakt pranohet edhe nga peshkatarët e zonës, të cilet janë të vetëpunësuar pranë grykëderdhjes së lumit. Njëri prej tyre thote se përveç ndotjes urbane në lumë janë shkarkuar edhe shumë helme. Kjo situatë ka vënë në lëvizje strukturat për pastrimin e zonës nga mbeturinat e shumta. Per ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjendja është alarmante. Deri tani janë konstatuar 800 raste të shkeljeve të kryera nga bizneset. Përgjegjësit, sipas Ministrit Klosi, do të përballen me forcën e ligjit. Prej vitesh në lumin Erzen janë hedhur tonelatash mbetjesh përfshirë edhe ato spitalore.