Ndotja në Elbasan, vendorët do të hidhen në protestë

schedule17:20 - 21 Qershor, 2018

schedule 17:20 - 21 Qershor, 2018

Vendorët në Elbasan do të protestojnë kundër ndotjes. Bashkia e Elbasanit i është bashkuar iniciativës të Këshillit Bashkiak për të protestuar pranë kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik dhe që sipas tyre nuk respektojnë normat mjedisore.

Këshilltarët bashkiakë dhe e gjithë administrata e bashkisë e cilësojnë këtë gjë si një betejë që synon mjedis më të pastër për qytetarët. Më herët, Këshilli Bashkiak shpalli emergjencën mjedisore në Elbasan, kurse prokuroria ka nisur hetimet për ndotjen. Por megjithatë situata nuk ka ndryshuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!