Ndotet deti në Durrës/ Shkak mosfunksionimi i impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura

schedule12:23 - 16 Qershor, 2023

schedule 12:23 - 16 Qershor, 2023

Prej tri ditësh, të gjitha ujërat e zeza të qytetit të Durrësit derdhen në det të papërpunuara, duke shkaktuar ndotje të madhe.

Shkak për këtë situatë është bërë fikja e impiantit të përpunimit të ujërave të zëza.

Në këto kushte, mbi 32 mijë metra kub ujëra të zeza derdhen të papërpunuara në 24 orë.

Shkak për fikjen e impiantit është bërë një sasi e madhe hidrokarburesh të papërpunuara të derdhura në lagjen 13 dhe kjo sasi lënde djegëse ka përfunduar në impiant.

Ende nuk dihet sa do të zgjas kjo situatë, pasi ndërmarrja e ujësiellës kanalizimeve pret analizat e këtyre hidrokarbureve të papërpunuara që të nis nga pastrimi i impiantit.