Nga Aldo Kozarja
Ndotësit e qytetit të Elbasanit janë vënë në përballje me drejtësinë. Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të pronarëve të industrisë së rëndë.
Abc muaj më parë kreu disa vëzhgime në zonën industriale të Elbasanit në ish-zonën e kombainatit metalurgjik, nëpërmjet pamjeve që ABC arriti të sigurojë si dhe disa matjeve të bëra nga ana e specailistëve të mjedisit në Elbasan doli në kukluzionin se zona ish kombinatit metalurgjik është më shumë se pesë herë e ndotur sa normat e lejuara.
Fill pas publikimit të këtyre vëzhgimeve prokuroria e Elbasanit rregjistroi një kallëzim penal ndaj rreth 70 subjekteve të industrisë së rëndë që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë teje të ndotur.
Lexo edhe: Ekskluzive/ Prokuroria nuk heton ndotjen në Elbasan, mungojnë fondet
Ditën e sotme ka nisur marrja në pyetje e subjekteve të cilët dyshohet se janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në qytet. Prokuroria e Elbasanit ka aktualisht në dorë shifrat e ndotjes dhe pritet të dërgojnë përpara drejtësisë ndotësit privat që deri më sot kanë sfiduar çdo kënd në administratën shtetërore.
ABC do ta ndjekë këtë çështje hap pas hapi në dobi të shëndetit të banorëve të qytetit të Elbasanit.
Ky hetim i vonuar nga prokuroria e Elbasanit pritet të ndikojë pozitivisht në jetë e mija banorëve, të cilët shpesh herë janë ankuar publikisht por gjithçka ka rëndë në veshin e shurdhët. Numri i personave që pritet të merren në pyetje nga ana e organit të akuzës në Elbasan i kalon 25. /abcnews.al