Komunikimet e Ndokës me Martinaj/ Flasin për izolimin e Shullazit në regjimin “41 biss”

schedule10:28 - 21 Maj, 2024

schedule 10:28 - 21 Maj, 2024

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja voluminoze e prokurorisë së posaçme ku u zbardhën disa ngjarje kriminale dhe atentate të dështuara mes anetareve të grupeve kriminale. Sipas hetimeve në një bisede të zhvillaur në gusht të vitit 2020 gjatë komunikimeve në rrjetin SKYmes Arben Ndokës dhe Ervis Martinajt, ky i fundit e informan se Emiljano Shullazi është izoluar në rregjimin e posaçëm 41 bis. Ndoka shfaqet I shqetësuar për izolimin e Shullazit në Bis pasi ai ishte personi që e informonte mbi lëvizjet e Durim Bamit që kërkonte ta ekzekutonte.

Më pas Ndoka kërkon ndihmën e Astrit Avdylait për të realizuar vrasjen e Bamit.  Në një bisde të zhvilluar mes Ndokës e Astrit Avdylit, ky I fundit I vë në dispozicion nipin e tij Aldo Avdylin dhe Arben Merkurin që të udhëtojnë drejt Lezhës dhe në momentin që sigurojnë informacion për Bamin të qëllojnë në drejtim të tij. Përveç anëtarve të krimit të organizuar pjesë e dosjes janë edhe 4 efektivë të policisë së shtetit, mes të cilëve edhe , Herifert Mitri, ish-drejtor i policisë në Lezhë si dhe shefi I trafiqeve Klodian Shahini.

Sipas hetimeve rezulton se mitri komunikonte me vartësin e tij, shefin e anti trafiqeve Klodian Shahinin për ta pyetur se ku janë vendet që kanë mbjellë kanabis dhe para se oficerët e Guardia Di Finanza të kryenin fluturime për evidentimin e parcelave, urdhërontre që të asgjesohej kanabisi dhe në të njëjtën kohë të largoheshin edhe trafikantët. Një nga bashkëpunëtorët për mbjelljen dhe trafikimin e kanabisit rezulton shtetasi Elson Reçi. Ky I fundit është në kërkim edhe për organizimin e atentatit ndaj Preng Gjinit që mbeti I plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonte u hodh në erë me eksploziv në kryeqytet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!