Ndodh mrekullia, foshnja me koronavirus zgjohet pas 32 ditësh në gjendje kome

schedule22:47 - 3 Qershor, 2020

schedule 22:47 - 3 Qershor, 2020

Pas 32 ditësh në gjendje kome, një foshnje 5-muajsh nga Brazili është zgjuar për të festuar 6-mujorin e lindjes.

Rreth një muaj më parë Dom Andrade u diagnostifikua me koronavirus dhe pësoi gjendje kome por tashmë ai është shëruar dhe është shëndoshë e mirë.

“Ai kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që mjekët menduan se ishte një infeksion bakterial. Por ilaçet që sugjeruan mjekët nuk funksionuan dhe gjendja shëndetësore e vogëlushit u përkeqësua.

Më pas unë dhe gruaja vendosëm ta dërgonim në një spital të dytë dhe e testuam. Çfarë drame, ishte koronavirus”, ka thënë babai i Dom-it, shkruan CNN./abcnews.al