Ka përfunduar ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në barazim 2-2. Një sfidë e luftuar mes dy skuadrave të cila nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2, duke ndarë kështu nga një pikë.
E para që do të kalonte në avantazh do të ishte skuadra vendase me anë të Nikaj, i cili do të ndëshkonte kështu skuadrën e qytetit të tij, në minutën e 24. Festa në kampin e Skënderbeut ishte legjitime deri në minutën e 40 kur Da Silva mendoi të barazonte shifrat dhe të dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazpeshën.
Por përpara se të mbyllje pjesa e parë tifozët korçarë dolën nga vetja dhe goditën arbitrin anësor me sende, ndërsa këtij të fundit i çanë edhe kokën. U deshtë ndërhyrja e stafeve mjekësore për t’i ardhur në ndihmë anësorit, ndërsa loja u ndërpre për disa minuta.
Pjesa e dytë do të ishte “flak”, ku ndodhi gjithçka në Korçë. Vllaznia do të përmbyste rezultatin me anë të Mustedanagic 53. U duk sikur shkodranët do të merrnin fitoren e radhës përballë Skëndërbeut, por nuk ndodhi kështu.
Minuta të tensionuara mes dy skuadrave që kërkojnë të vendosin diktatin e tyre. Minuta e 77 vendosi edhe kulmin e tensionit mes ekipeve. Penallti për Skënderbeun, ku Jurgen Vrapi fitoi duelin me Zogovic për t’i dhënë skuadrës së tij mundësinë e artë për të barazuar rezultatin.
Arbitri Alla konfirmon penalltinë dhe nxjerr karton të kuq për portierit Zogovic. “Gardiani” i Vllaznisë proteston ashpër pas vendimit, shokët e ekipit nuk ia dalin ta qetësojnë.
Kapiteni Zguro merr përsipër penalltinë të cilët tregohet i saktë dhe barazon rezultatin 2-2. Mbyllet kështu sfida mes korçarëve dhe shkodranëve, me skuadrat që ndajnë nga një pikë, që nuk vlen shumë për objektivat e tyre këtë sezon. /f.a/abcnews.al