“Ndjesë të gjithë qytetarëve”, Rama për Kadastrën: Kanë ndodhur çudira me pronat, fajtore udhëheqja e PS

schedule11:30 - 30 Qershor, 2023

schedule 11:30 - 30 Qershor, 2023

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen që po zhvillon në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës,  nën praninë e Drejtores së ASHK, Dallandyshe Bici, deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të bashkive, po prezanton reformën që do të ndodhi me Kadastrën, ku për pak ditë shërbimet do të marren të gjitha online.

Rama tha gjatë gjithë kësaj kohe qytetarët kanë hasur situata nga me absurdet me pronat, madje deri në dhimbje.

Më pas Rama tha se edhe pse e kanë pasur kohën e mjaftueshme nuk kanë arritur dot ta kthejnë kadastrën në atë ç’ka ajo është vërtetë, në bankë. Bankë e pronave të patundshme të qytetarëve.

Për këtë ai fajësoi të gjithë udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe u kërkoi ndjesë të gjithë qytetarëve. Kryeministri theksoi se sot Kadastra është i vetmi institucion në vend që bashkëjeton me kërcënimet.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Arsyeja pse unë doja ta bënim këtë takim të hapur, duke ftuar edhe disa ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme, që janë të vërtetat e shumë njerëzve, që gjatë gjithë kësaj periudhe, kanë hasur me situata dhe me procese absurde, deri në dhimbje.

E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion, që ta transformojmë kadastrën në atë që ajo është në të vërtetë. Kadastra është bankë. Njësoj si banka qëndrore, njësoj si bankat e nivelit të dytë. Dhe si çdo bankë, Kadastra nuk është një “fole” për qoka, për gjithë çfarë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë pune.

E vërteta e hidhur është se kadastra  është vonuar në radhë të parë nga ju. Deputetë, ministra, kryetar bashkisë. Për të vazhduar me tutje, të gjithë ato që kanë sadopak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me kadastrën. Që nga influenca me drejtuesit, punonjësit apo të tjerët deri në imponim, duke e penguar të bëhet ajo që duhet të jetë, banka e sigurtë e pronave të patundshme të qytetarëve.

E vërteta tjetër e hidhur është e shkuara e tmerrshme, me harta të konsumuara nga palosjet dhe çpalosjet dhe tituj pronësie të lëvizshëm sipas interesave nga papërgjegjshmëria e plotë nga persona që futet nga persona për ta bërë atë punë, por janë injorantë.

Situata jonë në këtë aspekt ishte me katastrofikja në Europë. Janë bërë shumë përpjekje dhe askush nuk e mohon këtë. Por askush nuk e mohon edhe faktin që ne sot  jemi në kushtet kur nuk kemi arritur atë që duhej të arrihej.

Padiskutim aktori i gjithë kësaj historie të zymtë është korrupsioni, paraja, por ajo shprehja kur gjenerali shkul një mollë, ushtarët marrin gjithë pemët kanë bërë për shkak se influenca politike mbi kadastrën e deputetëve, e kryetarëve të bashkive dhe e të tjerëve ka qenë shumë e pranishme, atëherë të tjerët kanë bërë njëmijë fishin.

Dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur, se sot është koha për të kërkuar një ndjesë shumë të madhe nga PS të gjithë atyre qytetarëve  që kanë kaluar tortura.

Kjo ndjesë është ndjesa e një kryetari partie fajtore, natyrisht nuk është e gjithë partia, por në radhë të parë është udhëheqja e partisë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për të gjithë të tjerët.

E vërtetë që Kadastra është institucioni i vetëm në Shqipëri që bashkëjeton me kërcënimet. Kjo ndjesë sot është një ndjesë që mezi kam pritur që të vijë dita ta bëj, por nuk e kam bërë më parë se kam i ditur që e nesërmja do të jetë po njësoj.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!