“Ndjesë dhe durim”/ Trafiku i rënduar në aksin Shkodër – Tiranë, Rama: Do ta vuajmë edhe pak mungesën e Korridorit Blu

schedule10:10 - 9 Gusht, 2023

schedule 10:10 - 9 Gusht, 2023

Pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballaku njoftoi ditën e djeshme se tanimë do të ketë një zgjidhje për trafikun e rënduar në aksin rrugor Milot – Kashar, që do të jetë Korridori Blu, paraditen e sotme ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

LEXO EDHE: Trafiku i rënduar në zonën Milot – Kashar, ministrja Balluku: Kemi zgjidhjen

Rama i kërkon ndjesë  dhe durim qytetarëve për situatën duke shtuar se ka filluar puna e gjithanshme, me projektime dhe financime për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në ju me Korridorin Blu.

“Përdoruesit e aksit të rënduar Shkodër – Tiranë nuk do të durojnë më aq shumë sa kanë duruar, edhe pak durim dhe falë edhe Korridorit Blu po edhe shumë veprave publike në nivel vendor dhe investimeve shumë të konsiderueshme private në turizëm, Shqipërinë bregdetare turistike do ta kemi një nga krenaritë tona të mëdha kombëtare” shkruan ndër të tjera Rama.

Kryeministri thotë se Korridori Blu do të jetë kolona vertebrore e infrastrukturës turistike të Shqipërisë.

Postimi i Ramës:

NDJESË EDHE PAK DURIM JU LUTEM?
I ndjekim me vëmendje ankesat e mirëkuptueshme të drejtuesve të automjeteve në aksin Shkodër – Tiranë këtë verë dhe jemi shumë të vetëdijshëm për faktin që rritja marramendëse e fluksit të vizitorëve në këtë sezon fantastik për industrinë e turizmit, e ka rënduar edhe më shumë se zakonisht situatën e trafikut përgjatë këtij aksi, sidomos në segmentin Milot – Kashar. Shpërblim i madh i përpjekjeve tona këmbëngulëse ky moment shpërthyes për turizmin, por shumë ndjesë për pasojën e këtij zhvillimi të shumëpritur, të cilën do ta vuajmë edhe për disa kohë në mungesë të Korridorit Blu?
Lajmi i mirë është se puna e gjithanshme, me projektime dhe financime, për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu, një autostradë e mirëfilltë e standarteve europiane, ka hyrë më në fund në një fazë konkretizimesh po aq të shumëpritura sa edhe zhvillimi i mëtejshëm spektakolar i industrisë së turizmit?
* Në segmentin THUMANË – KASHAR po vijon puna me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40% e volumeve?
* Për segmentet MILOT – THUMANË / KASHAR – LEKAJ / LEKAJ – FIER kanë përfunduar garat dhe janë tanimë gati tre kontrata të reja, që po lidhen për të nisur menjëherë nga puna?
* Për segmentin MILOT – BALLDREN hapim garën e ndërtimit në vjeshtë?
* MURRIQAN – LEZHË është segmenti lidhës me Malin e Zi, për të cilin aktualisht konsulentët e Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023?
Korridori Blu do të jetë kolona vertebrore e infrastrukturës turistike të #Shqipërisë2030?? e cila po merr formë ditë pas dite, si ylli në ngjitje i Ballkanit Perëndimor ⭐️❤️
Përdoruesit e aksit të rënduar Shkodër – Tiranë nuk do të durojnë më aq shumë sa kanë duruar, edhe pak durim dhe falë edhe Korridorit Blu po edhe shumë veprave publike në nivel vendor dhe investimeve shumë të konsiderueshme private në turizëm, Shqipërinë bregdetare turistike do ta kemi një nga krenaritë tona të mëdha kombëtare? /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!