Një ditë më parë policia ndoqi nga Devolli në Elbasan një makinë që drejtohej nga 23-vjecari Alidron Shehu. Më në fund duke hedhur zinxhirë në rrugë, policia arriti ta ndalojë atë në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku u shkaktua dhe një aksident masiv me 5 të plagosur.
Gazetari i Abc News Aldo Kozarja raporton se ndaj automjetit Passat me targa greke që drejtonte 23 vjecari është qëlluar me armë nga policia, edhe pse kjo e fundit e ka mohuar.
Dyshimet e para të grupit hetimor janë se 23 vjeçari ka qenë duke transportuar lëndë narkotike. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë vrasës me pagesë. Po kështu ka dyshime se ai mund të ketë qenë nën efektin e drogës, ndaj edhe i janë marrë analizat në spital.
Sakaq, 23 vjecari ne dëshminë përpara grupit hetimor ka ngritur alibinë se “po e ndiqte një fuoristradë e zezë” ndaj është larguar me shpejtësi, duke i ikur policisë./abcnews.al