Ndjekje “këmba këmbës”, garë e ngushtë në Podujevë, kush po kryeson?

schedule23:42 - 17 Tetor, 2021

schedule 23:42 - 17 Tetor, 2021

Vijon procesi i numërimit të votave në Kosovë për zgjedhjet lokale. Deri në orën 23:30 minuta në komunën e Podujevës, një nga më të rëndësishme në vend janë numëruar 79,28% e votave të kandidatëve.

Me një diferencë shumë të ngushtë garën e kryeson Shpëjtim Bulliqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje me 44,35% të votave, i ndjekur nga Ekrem Hyseni nga LDK-ja me 43,73%. Gara është shumë e ngushtë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë fitues duke shkuar drejt balotazhit.

Abcnews.al do të raportojë LIVE rezultatin e numërimit për secilën kuti votimi në komunat e Kosovës. Faleminderit që qendroni me ne!