Duket se Khloe Kardashian po ndjek moton “Vriti me mirësi” kur bëhet fjalë për t’ju përgjigjur kritikëve. Gjatë fundjavës, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” i dha përgjigjet më të mirë të mundshme një përdoresi të mediave sociale, i cili e kritikoi mbi postimin e bërë së fundmi në Instagram.
Pasi shijoi një natë argëtuese me motrat e saj, Kourtney, Kim, Kendall dhe Kylie Jenner, ylli televiziv ndau disa fotografi ku shfaqej joshëse me kostumin që mbante veshur. Shumë ndjekës të yllit 36-vjeçar vërshuan me komente, por jo të gjithë lanë mesazhe pozitive.
Një përdoruese shkroi:”Nëse pasiguria do të ishte një person [emoji me lot], koment që tërhoqi menjëherë vëmendjen e Khloe-s. “Vajzë, duhet të shikosh në pasqyrë. Vetëm njerëzit e pasigurt shkatërrojnë njerëzit e tjerë. Unë po ju dërgoj kaq shumë dashuri, shëndet dhe lumturi! Më vjen keq që po lëndoni.”
Kujtojmë që pak ditë më parë, Khloe theksoi se është përballur me komente fyese dhe paragjykime të shumta përsa i përket trupit. Khloe tha se përpiqet të jetojë jetën e saj “sa më sinqerisht të jetë e mundur, me ndjeshmëri dhe mirësi”, duke shtuar se “është pothuajse e padurueshme të përpiqesh të jetosh deri në standardet e pamundura” që publiku i ka vendosur asaj. /abcnews.al