Ndikimi që ka teknologjia në shëndetin tonë mendor

schedule14:06 - 13 Shkurt, 2020

schedule 14:06 - 13 Shkurt, 2020

Interneti dhe rrjetet sociale online, janë kryefjala e çdo dite, në shoqërinë ku po jetojmë.

Është një shoqëri konsumi, e cila i tërheq si magnet risitë e fundit të teknologjisë në treg, duke e kthyer njeriun, në funksion të smartphonëve, dhe jo këta të fundit, në funksion të njeriut, siç duhet të ishte.

Çdo mëngjes, njerëzit sapo zgjohen, nuk mendojnë sesa e mrekullueshme është të hapësh sytë, sesi mund të përqëndrohen që në minutat e para të mëngjesit, për të marrë energji të mirë nga dita e re që iu është dhuruar. Sesi mund të riorganizojnë agjendën e tyre ditore, dhe të mbushen shpirtërisht me optimizëm, përkundrazi.

Sapo zgjohemi, realizojmë të njëjtin sistem të ditës së mëparshme, në mënyrë të pavetëdijshme. Zgjohemi të lodhur, me një mijë probleme, dhe zero mundësi, të pamotivuar dhe të palumtur, duke bërë scroll në facebook apo instagram, si shenjë refleksi, deri kur afrohet përfundimisht momenti, të braktisim krevatin.

Kjo është rutina e mëngjesit për shumë njerëz në mbarë botën, asgjë e shëndetshme nuk i sërviret mëndjes, asnjë “ushqim” dhe asnjë ushtrim fizik.

Kontrolli i Instagram-it ose Facebook-ut, është një gjithëpërfshirje në një sistem informacioni të dëmshëm, të paorganizuar dhe në të shumten e rasteve të pavlerë për shëndetin tonë emocional.

Mënyra sesi e fillon ditën, e përcakton ditën.

Është i pashmangshëm përdorimi i celularëve dhe i teknologjisë. Është një sistem i tërë i cili na e ka ndryshuar dhe lehtësuar jetën të gjithëve, e megjithatë, është mëndja jonë e cila ka nevojë për detoxifikim (pastrim) nga teknologjia, për të funksionuar më me efikasitet.

Ekzistojnë dy pole – afërsia e  njerëzve përmes komunikimit, shkurtimi i distancave gjeografike e hapësinore dhe varësia ndaj tij, e cila mund të prodhojë probleme kronike të konsiderueshme.

Ky mjet i vogël, ka marrë të gjithë vëmëndjen tonë, e megjithatë diçka është e domosdoshme : “Nëse ti e përdor me zgjuarsi, ai mund të të hapi shumë dyer, por nëse ai të përdor ty me zgjuarsi, do të ti mbyllë të gjitha dyert”.

Celulari që mbajmë në dorë, është i pafundëm, siç është bota brënda nesh.

Gjithçka që kërkon, dhe dëshiron të realizosh, e gjen aty.

Si e kalon ti kohen tënde me të, të bën TY.

Mundësitë janë kaq të pafundme, zgjedhja është e jotja.

Do ti shërbesh ti celularit tënd, apo do të të shërbejë ai aty?

Dallimi, shpesh herë është i padukshëm.

Shoqëria jonë, po vuan efektet anësore dhe sindromën e përdorimit të teknologjisë në formë të gabuar, e cila përhapet me shpejtësi në brezat e rinj.

Pasiviteti i mëndjes, mungesa e kreativitetit, si dhe një dozë e lartë agresiviteti, janë disa nga kostot negative të cilat, burojnë nga lojërat e dhunshme që  promovohen online.

Teknologjia, po “e vret” çdo ditë, afërsinë mes njerëzve, vërtetësinë, motivimin, inteligjencën natyrale dhe kreativitetin.

Asgjë, nuk mund ta zëvendësojë, mëndjen njerëzore, e cila nuk mund të përcaktohet dhe nuk e ka një limit.

Limiti i vetëm me të cilin e kemi infektuar, quhet “teknologji”.

Është koha të përmirësojmë cilësinë e jetës, është koha të mendojmë me zgjuarsi dhe të tregohemi përzgjedhës, mbi kohën që shpenzojmë online, dhe mënyrën se si e shpenzojmë atë.

Për veten, për shoqërinë, për të ardhmen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!