Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndikimi i tërmetit në ekonominë shqiptare, Xhepa: Humbjet janë më të mëdha se shifrat e treguara

schedule20:03 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 20:03 - 4 Dhjetor, 2019

I ftuar në “Mbrëmja në ABC” me Mirela Milorin eksperti i ekonomisë Selami Xhepa është shprehur se humbjet e ekonomisë pas goditjes nga tërmeti janë shumë më të mëdha sesa shifrat e treguara.

“Eshtë një ngjarje që ka përmasa të mëdha, kemi të bëjmë me një ndryshim të rëndësishëm dhe për shumë familje ndikimi është i jashtëzakoshëm. Bëhet fjalë për një humbje të rëndësishme që ka ndodhur me pasurinë publike dhe private. Sot nuk mund të dimë kostot e vërteta të rindërtimit, specialistët vlerësojnë se kjo është një kosto e lartë, bëhët fjalë për 10 mijë familje dhe shkalla e dëmit është jashtëzakonisht e konsiderueshme”, tha Xhepa.

Më tej ai u ndal te procesi i menaxhimit të post krizës duke theksuar se ka probleme serioze sa i përket zgjidhjes së problemit.

“Procesi i menaxhimit të post krizës po ecën ngadalë mënyra se si po trajtohet tregon se ka probleme serioze. Qasja e zgjidhjes së problemit është krejtësisht e çoroditur.  Për shkak të dimensionit të përmasës së këtij femonemi duhet të kishim një axhendë, që qytetarët ta kenë të qartë mënyare se si po procedohet. Kemi biznese të goditura, biznese të mbyllura që mund të ndikojnë negativisht vitin e ardhshëm”, u shpreh Xhepa.

Ai u ndal edhe te buxheti për vitin 2020 i cili është parë si i vështirë, por tani pas tërmetit ai shprehet se projeksionet duhen rishikuar.  “Kostot pritet të jenë më të forta, ndoshta do të ishtë e domosdodhme rritja e huamarrjes për të sistemuar problemet e rëndësishme”.

Më tej ai shprehet se edhe pse është shumë shpejt për të folur për një faturë të saktë është e patolerueshmë që të mos ketë një strukturë të posaçme të dedikuar rasteve të kësaj natyre. Ndër të tjera ai thotë se nuk ka një sistem që të tregojë se si do të përdoren fondet e mbledhura, mënyra se si do të menaxhohet kriza.

Sa i përket banorëve të cilëve u janë shkatërruar banesat nga tërmeti ai thotë se do të ishte një lehtësim nëse në banesat të cilat aktualisht janë bosh do të strehoheshin këta qytetarë.

“Përdorimi i banesave egzistuese të cilat janë bosh, për ti ardhur në ndihmë banorëve që i janë shkatërruar banesat është një lehtësim sepse të ndërtosh mijëra apartamente të paktën duhen dy vite”, shprehet ai.

Ndërkohë ai thekson se tregu më i madh i banesave në vend është treg privat.

“Në një shoqëri rrisku siç jemi ne, nuk ka një institucion të menxhimit të këtij risku. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë, individi duhet të kujdeset për pronën idividuale”, deklaroi ekonomisti.

Sa i përket kësteve të kredive sipas tij kjo është një çështje që duhet të negociohet mes bankës dhe ndërtuesit.

Prioritare qeveria duhet të ketë një qasje të mirëorganizuar që qytetarët të jenë të sigurt në banesa sespe një pjesë e madhe e tyre janë të rrezikuara, duhet të kemi një qasje finaciare, një strukturë se si do të organizohet menaxhimi i saj sepse publiku ka nevojë për transparencë.

Ndër të tjera ai theksoi se është mirë që të zgjidhet një ekpsert i lartë i besueshëm për të gjitha palët dhe të bëhën tranparente sa fonde po grumbullohen dhe si po menaxhohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!