Ndikimi i Iranit në Shqipëri, debati në “Log.”: Kur u bë situata problematike dhe roli i fondacioneve të huaja

schedule22:17 - 9 Shtator, 2022

schedule 22:17 - 9 Shtator, 2022

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë ng Irani ka qenë tema e debatit sonte në emisonin “Log.” në Abc.

Drejtuesi i emisionit, Endri Xhafo dhe të ftuarit kanë shpjeguar dhe ndikimin e Iranit në komunitetin fetar Bektashi në Shqiëpri përgjatë viteve.

Analisti Mentor Nazarko ka thënë se komuniteti Bektashi është mbrojtur nga bonsensi i njerëzve dhe miqtë ndërkombëtar, ndërsa ndikimi i Iranit ka qenë edhe ekonomik, pasi këtij komuniteti nuk i janë kthyer pronat.

Pjesë nga biseda në studio:

Kush e ka ruajtur Komunitetin Bektashi mos bjerë në ndikimin e Iranit?

Nazarko: Ky Komunitet veçanërisht jo vetëm për trashëgiminë historike ka qenë thelbësor edhe për ruajtjen e stabilititeti kombëtar. Bektashinjtë kanë qenë faktor bashkues. Nëna ime që e ka emrin Sulltana ka shkuar në Kishën e Shën Pjetrit dhe ka bërë kryqin. Komuniteti Bektashi ka qenë i pasur në prona, sepse regjimet pas ‘91-shit nuk u kanë kthyer pronat, prandaj kemi këtë ndikim armiqësor të të huajve ndaj këtij komuniteti. Ndikimi  mbi këtë komunitet ka edhe një komponenet ekonomik dhe financiar.

Kush e ruajti?

Nazarko: E ruajti bonsesi i qytetarëve që i përkasin këtij konumniteti, por edhe miqtë tanë dhe shteti shqiptar?

Ju si ministër i ajshtëm keni patur kontakte?

Milo: Jo kanë tentuar dhe kanë ardhur.

Jo paralajmërime po them?

Milo: Kjo ka qenë detryrë e zotit Klosi i cili herë pas herë më informonte.

Nuk ka qenë kjo situate e sotme, ka qenë një situatë dashamirëse. Kur kam qenë unë, të gjitha këto fetë edhe të tjerët janë interesuar pqër njerëzit e tyre dhe ne i kemi quajtur të mirëpritur.

Shumë pak kohë ka kaluar nga koha që kam qenë unë. Ne i quanim pozitiv ata që kishin ardhur për ngritjen e besimit fetar, objekteve të kultit

Zoti Klosi Karamuço jo më larg se dje në Abc tha se shumë prej diplomatëve, sa e keni ndjerë në ato vite kur kishin fondacion, ndikimin e trye në Shqipëri?

Klosi: Nuk ka qenë kjo situta e sotme, ka qenë një situatë dashamirëse. Në periudhën kur kam qenë unë të gjithë këto fetë, vendet e huaja interesosheshin për fetë e tyre, ne i kemi quajtur normale. Më vonë e kuptuam që nga vendet islamike kishte dhe terroristë. Në kohën që kam qenë unë ne i quanim pozitv ata që kishin ardhur në vendin tonë për të ndihmuar në objektet e kultit.

Kur u bë problematike?

Klosi: Kur partnerët tanë e deklaruan.

Milo: Diku nga viti 1995-96 në Shqipëri ka pasur 105 fondacione të huaja, shumica e të cilave kishin ngjyrime fetare. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!