Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga në Vlorë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan R. R., 31 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Të rinjve, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.
Dyshohet se dy të arrestuarit janë janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror të shtetasve nga vendet e treta në bashkëpunim me I. H, i arrestuar në dhjetor nga Policia. /abcnews.al/