Ndihmuan në arrestimin e atentatorit në metronë e New York-ut, policia shpërblen 5 persona

schedule15:16 - 16 Prill, 2022

schedule 15:16 - 16 Prill, 2022

Pesë personat që me informacionet e tyre ndihmuan në arrestimin e atentatorit në metronë e New York, do të ndajnë mes tyre shpërblimin prej 50 mijë dollarësh të premtuar nga policia .

“Qytetarët janë personat për të cilët punojmë por ndonjëherë janë dhe aleatët tanë më  të mirë”. Me këto fjalë, kreu i policisë së New York Kishant Seuell theksoi rëndësinë e detajeve të vogla që në situata të tilla si ajo e atentatit në metro, janë thelbësore.

Fal këtyre detajeve u mundësua arrestimi i Frank James, 62 vjeç, afro-amerikan i akuzuar për terrorizëm pas sulmit në metro ku mbetën të plagosur 29 persona.  Brenda stacionit të metrosë, telekamerat e sigurisë nuk funksiononin atë ditë, dhe policia ofroi një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për këdo që jepte informacione që do të çonin në arrestimin e autorit të sulmit.

U kontrolluan filmimet e dëshmitarëve dhe çdo e dhënë. Frank James u identifikua nga një kalimtar i cili ishte ulur në një restorant pranë vendngjarjes.

Dhe aktualisht janë pesë persona që do të ndajnë mes tyre shpërblimin prej 50 mijë dollarësh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!