Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e detyrimeve të importit për të gjitha produktet ukrainase. Synimi me këtë propozim është që të ndihmohet ekonominë e vendit gjatë luftës me Rusinë.
Pezullimi i propozuar një-vjeçar vjen një ditë pasi Britania njoftoi se do të heqë të gjitha tarifat për mallrat ukrainase. Për të hyrë në fuqi, propozimi duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe 27 shtetet e tij anëtare.
? UNPRECEDENTED: EU grants #Ukraine zero-tariff, zero-quota trade.
These measures will boost trade & keep its economy going. This is vital to win the war and recover post-war.
This shows ??’s unwavering commitment to helping ?? in its hour of need.
? https://t.co/bStnWPnmoc pic.twitter.com/8yTqitp1ZZ— Valdis Dombrovskis (@VDombrovskis) April 27, 2022
Komisioni, i cili mbikëqyr politikën tregtare në Bashkimin Evropian, tha se masa cilësuar si “e paprecedentë” është krijuar për të lehtësuar vështirësitë për prodhuesit dhe eksportuesit ukrainas përballë pushtimit të Rusisë.
Në një deklaratë thuhet se ky “hap me shtrirje të gjerë është krijuar për të ndihmuar në rritjen e eksporteve të Ukrainës në BE”, duke shtuar:
“Do të ndihmojë në zbutjen e situatës së vështirë të prodhuesve dhe eksportuesve ukrainas përballë pushtimit ushtarak të Rusisë.”
Komisioneri i ekonomisë i bllokut, Valdis Dombrovskis, tha se kjo lëvizje është jetike për të fituar luftën dhe rimëkëmbjen e pasluftës”. /abcnews.al/