“Ndihmë, gomonia po mbytet”! Telefonata në polici, si u shpëtuan sirianët që u nisën drejt Italisë

schedule23:53 - 8 Janar, 2021

schedule 23:53 - 8 Janar, 2021

50 emigrantë sirianë u shpëtuan mbrëmjen e sotme. “ABC” mëson detaje të reja nga operacioni që u zhvillua në grykëderdhjen e Vjosës, ku u shpëtuan emigrantët sirianë, mes tyre gra dhe fëmijë, që po tentonin që të iknin me gomone në drejtim të Italisë. Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.

Gazetari Elton Nikaj raporton se strukturat lokale në Vlorë e kishin në përgjim grupin kriminal që do të realizonte transportin e tyre në Itali, por në lëvizje janë vendosur pas një telefonate. Në sallën e policisë Vlorë një person ka kërkuar ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”.

Pas kësaj telefonate, strukturat e Vlorës së bashku me rojen bregdetare janë vendosur në lëvizje duke shkuar në drejtim të grykëderdhjes së Vjosës dhe shpëtuar gomonen me 50 klandestinët sirianë.

Emigrantët pasi u ndaluan u dërguan në drejtim të Vlorës.

Ndërkohë që strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te emigranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!