Tifo-grupi Plisat nisën një autobus me ndihma për Shqipërinë disa orë më parë, por tani, janë nisur dhe dy minibusë, pasi ndihmat që populli i Kosovës ka dhënë për të prekurit nga tërmeti kanë qenë të shumta.
Këto dy minibusë, ka pak çaste që janë nisur dhe nga fotot që ka publikuar faqja zyrtare e Plisave, duken të tejmbushur. Tërmetet në Shqipëri kanë qenë tragjikë, duke marrë shumë jetë njerëzish dhe duke dëmtuar me qindra të tjerë.
Kjo situatë kaotike në Shqipëri ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Tifo-grupi Plisat do të nisin edhe nesër edhe një autobus tjetër me ndihma, në orën 17:00. Momentalisht, po mblidhen ndihma të tjera, deri në orën 22:00./abcnews.al