Ndihma e kampionëve, Partizani dhe Guerrils zbarkojnë në Thumanë dhe Bubq

schedule21:44 - 28 Nëntor, 2019

schedule 21:44 - 28 Nëntor, 2019

Nuk mund të mungonte solidarizimi i kampionëve të Shqipërisë dhe kështu ka ndodhur. Klubi i Partizanit dhe Ultras Guerrils kanë zgjedhur Thumanën dhe Bubqin për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti.

“Demat” kanë shpërndarë ndihma ushqimore dhe materiale në dy ndër zonat më të goditura nga ngjarja e rëndë. Klubi i kuq falënderon sponsorët me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe premton se ndihmat nuk do të ndalen.

Në ditët e ardhshme do të ketë sërish kontribute ushqimore, materiale dhe financiare në ndihmë të personave dhe familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore.

POSTIMI I PARTIZANIT

Sot kampionët dhe përfaqësues të grupimit “Ultras Guerrils”, ishin prezent në Thumanë e Bubq, zona të prekura rëndë nga tërmeti i tmerrshëm i së martës. Stafi dhe lojtarët kanë shpërndarë ndihma të konsiderueshme ushqimore dhe materiale, duke qenë pranë familjeve të prekura në këto momente të vështira që po përjetojnë. Mbështetja e FK Partizani do të vijojë edhe përgjatë ditëve në vazhdim me të tjera kontribute ushqimore, bazë materiale dhe financiare, në ndihmë të personave dhe familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!