Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ndihem shkodran”, i riu nga Italia: Shkodra, një eksperiencë që do ta zgjasja me kënaqësi

schedule22:29 - 25 Mars, 2026

schedule 22:29 - 25 Mars, 2026

I riu italian Andrea Borghetti, i angazhuar në projekte zhvillimi rural në veri të Shqipërisë, tregoi për “Gjithë rrugët çojnë në Romë” përvojën e tij në Shkodër, ku jeton prej korrikut të vitit të kaluar. Ai u shpreh se ndihet shumë mirë dhe se do të dëshironte të qëndronte më gjatë nëse do t’i jepej mundësia.

Borghetti theksoi se qyteti e ka surprizuar pozitivisht, duke vlerësuar historinë dhe atraksione si Muzeu Marubi, si dhe stilin e jetesës në pedonale, që sipas tij i ngjan atij italian.

Në kohën e lirë, ai preferon aktivitetet fizike, shëtitjet drejt Bunës dhe liqenit, si dhe daljet me miqtë. Ai shtoi se ka krijuar miqësi me vendasit dhe tashmë ndihet “si shkodran”.



Italiani nga Ankona vlerësoi gjithashtu mënyrën praktike të jetesës në qytet, duke përdorur shpesh biçikletën dhe duke shijuar atmosferën e qetë dhe të gjallë të Shkodrës.

Intervista:

Artur Nura : Përshëndetje, ju jeni Andrea?
Andrea Borghetti :Andrea kush? Andrea Borghetti, kënaqësi.

Artur Nura : Atëherë, pse në Shkodër?
Andrea Borghetti :Jam këtu për arsye pune. Po bëj një eksperiencë me një organizatë ndërkombëtare dhe po punojmë në disa projekte të zhvillimit rural në zonën veriore të Shqipërisë dhe deri tani ndihem shumë mirë.

Artur Nura : Sa kohë keni këtu dhe sa do të qëndroni?
Andrea Borghetti :Jam këtu që nga korriku i vitit të kaluar dhe për momentin do të qëndroj deri në qershor, pastaj nëse do të ketë mundësi, do të qëndroja më gjatë.

Artur Nura : Do të qëndronit me dëshirë?
Andrea Borghetti :Po, me shumë kënaqësi.

Artur Nura : E njeh historinë e Marubit?
Andrea Borghetti :Po, pak e njoh. E di që është themeluar nga një italian që ka dashur të tregojë përmes fotografisë historinë e këtij vendi, historinë e një regjimi. Kam qenë aty, është shumë interesante dhe është një vend që ua rekomandoj të gjithë atyre që duan të vizitojnë Shkodrën.

Artur Nura : Pasi punon 7-8 orë në ditë, si e kalon kohën e lirë këtu?
Andrea Borghetti :Më pëlqen shumë të bëj aktivitet fizik, kështu që kur ka ditë të bukura bëj shëtitje të gjata deri te Buna dhe ndonjëherë arrij edhe te liqeni kur moti është i mirë. Përndryshe, me miqtë dhe kolegët dalim për një pije, shkojmë për të ngrënë diçka dhe bëjmë shëtitje në Gjol ose në pedonale.

Artur Nura : A dinit diçka për Shkodrën para se të vinit këtu për punë?
Andrea Borghetti :E njihja, e dija që është një qytet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, një nga më të mëdhenjtë, por nuk e njihja në detaje dhe duhet të them që më ka habitur shumë.

Artur Nura : Tani po bëheni shkodran?
Andrea Borghetti :Po, tani jam bërë shkodran.

Artur Nura : Keni krijuar miqësi këtu pas punës?
Andrea Borghetti :Po, kam miq edhe shqiptarë, kryesisht nga palestra ku shkoj, dhe ndonjëherë takohemi bashkë.

Artur Nura : Kjo rrugë është pak si italiane, e vëren edhe ti?
Andrea Borghetti :Po, më pëlqen shumë sepse përveçse është shumë e gjallë dhe plot me lokale, mund të ecësh pa ndërprerjen e makinave. Duke qenë pedonale, mund të shëtisësh lirshëm dhe është shumë në stilin italian të jetesës në qytet.

Artur Nura : Në projektin tuaj, sa përqind e stafit janë shqiptarë dhe sa italianë apo të huaj?
Andrea Borghetti :Zakonisht jemi gjysmë e gjysmë. Tani janë tre shqiptarë dhe dy italianë, por varet nga periudha. Vitin tjetër do të jemi më shumë sepse do të kemi projekte të reja dhe stafi do të zgjerohet.

Artur Nura : A e jeton edhe ti stilin e jetës me biçikletë dhe shëtitje si në Shkodër?
Andrea Borghetti :Po, gjatë verës përdorja shumë biçikletën, edhe me kolegun tim, dhe shkonim shpesh te liqeni. Edhe për të bërë pazar apo për të lëvizur, është mënyra më e thjeshtë dhe më praktike. Pastaj më pëlqen shumë të ec, kështu që bëj gjithmonë shëtitje të bukura në Shkodër.

Artur Nura : Është bukur të shëtisësh në këto rrugica?
Andrea Borghetti :Po, është shumë bukur.

Artur Nura : Nga jeni?
Andrea Borghetti :Jam nga Ankona.

Artur Nura : A është Ankona e ngjashme me Shkodrën?
Andrea Borghetti :Jo, janë shumë të ndryshme.

Artur Nura : Një përshëndetje për fund?
Andrea Borghetti :Faleminderit shumë, shpresojmë që projekti të vazhdojë, do të më pëlqente shumë. Faleminderit!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!