Ndezi zjarr, por flakët dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, procedohet një person në Vlorë

schedule15:13 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:13 - 11 Shtator, 2024

Procedohet penalisht një person, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Velçë, të Selenicës, Vlorë, dhe për pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me 70 rrënjë ullinj.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë në 9 shtator, ndërsa mësohet se ullinjtë e djegur kanë qenë në pronësi të një tjetër shtetasi.

“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas, banues në fshatin Velçë, Selenicë, pasi dyshohet se më datë 09.09.2024, ka ndezur zjarr në fshatin Vajzë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me 70 rrënjë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al