Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët rrezikuan banesat përreth, pranga 64-vjeçarit në Durrës

schedule10:08 - 30 Korrik, 2024

schedule 10:08 - 30 Korrik, 2024

Një 64-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Durrës, pasi akuzohet për zjarrvënie.

Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se 64-vjeçari ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa përreth, si dhe është djegur një sipërfaqe toke.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!