Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndezi zjarr me qëllim pastrimin e parcelës, por flakët i dolën jashtë kontrollit/ Arrestohet 75-vjeçari në Himarë

schedule12:35 - 23 Qershor, 2025

schedule 12:35 - 23 Qershor, 2025

Një 75-vjeçar në Himarë është në vënë përpara përgjegjësisë ligjore, pasi ditën e shtunë, ndezi zjarr për të pastruar parcelën e tij me ullishte, por flakët i dolën jashtë kontrollit.

Për pasoj u dogjën  pjesërisht rreth 70 rrënjë ulliri, si dhe një sipërfaqe toke të llojit kullotë, në vendin e quajtur “Pllaqeri”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për shtetasin Dh. B., 75 vjeç, pasi dyshohet se më datë 21.06.2025, në vendin e quajtur “Pllaqeri”, Himarë, ka ndezur një zjarr me qëllim pastrimin e parcelës së tij të ullinjve dhe, nga pakujdesia, zjarri i ka dalë nga kontrolli duke djegur pjesërisht rreth 70 rrënjë ulliri, si dhe një sipërfaqe toke të llojit kullotë”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!