Ndezi zjarr me pajisjen e bletësve dhe dogji një sipërfaqe toke me pisha, arrestohet autori

schedule14:37 - 30 Korrik, 2023

schedule 14:37 - 30 Korrik, 2023

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin që ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kodra e fshatit Arshi Lengo”. Mësohet se ai ishte duke u kujdesur për parkun e bletëve dhe ka ndezur pajisjen e tyre (tymësen). Si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me barishte dhe pisha.

Njoftimi i Policisë: 

Gjirokastër/ Ndezi zjarr me pajisjen e bletësve (tymësen), si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e madhe toke me barishte dhe pisha, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në territor, me qëllim parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i zjarrvënies, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Kodra e fshatit Arshi Lengo”, duke u kujdesur për parkun e bletëve, ka ndezur pajisjen e tyre (tymësen) dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me barishte dhe pisha.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!