Një 24 vjeçar nga Patosi është prangosur gjatë operacionit “Ndëshkimi i të Fortëve”. Ai është Alban Urlateanu nga Patosi dhe u kap me armë me vete, ndërsa po qarkullonte nëpër qytet. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë, dy krehra dhe dy fishekë. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Edhe në Durrës dy persona janë vënë në pranga si rezultat i të njëjtit operacion. Ara janë Kevin Mburimi 18 vjeç dhe Rei Hodo 22 vjeç nga Durrësi. Në makinën e tyre u gjetën dy automatikë, dhe pistoletë. /abcnews.al
“Ndëshkimi i të fortëve” në Patos-Durrës, sekuestrohen armë, drogë e municione
schedule09:06 - 13 Nëntor, 2018
schedule 09:06 - 13 Nëntor, 2018