Ndëshkimi i 25 prillit, thyejnë heshtjen Bushati dhe Beqaj

schedule15:37 - 4 Maj, 2021

schedule 15:37 - 4 Maj, 2021

Nga: Esiona Konomi

Fatmir Xhafaj i ngjiti shkallët e Kuvendin me krenarinë që i japin 17 mijë votat, me të cilat sfidoi Edi Ramën dhe rezervoi karrigen e parlamentit edhe për 4 vjet të tjerë.

Por fytyra e Ilir Beqajt është në kontrast me atë të Xhafajt. Shefi politik i Shkodrës nuk do të jetë në Kuvendin e ri që rifreskohet në shtator.

“Nuk arritëm objektivin për të marrë katër mandate. Unë isha renditur i katërti,’ thotë Beqaj.

Edhe pse është kryetar i PS-së Tiranë, as Ervin Bushati nuk do të ketë më një vend në sallën plenare.

“Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest. Në qoftë se unë isha heroi i vogël për PS jam i nderuar në fakt se ka dhënë shumë për mua. Ndodh ndonjëherë që edhe kapiteni mund të marrë disa goditje njësoj si të tjerët apo më shumë,” thotë ai.

Megjithëkëtë, shpreh një pakënaqësi për skuadrën. “Po të kishte pasur më shumë fokus në Tiranë merrnim edhe 20 mandate për deputetë,” thekson ai.

Për shumë deputetë këto janë seancat e fundit.

Dhjetëra socialistë nuk e morën dot një biletë rikandidimi nga Edi Rama.

Të tjerë e provuan por nuk ja dolën.

Ndërsa më të shumtëve, tradhtia ndaj PD-së dhe LSI-së e flirti parlamentar me PS-në ju shoi shpresat e zgjatjes së një ëndrre në të cilën u gjendën aksidentalisht pasi opozita dogji mandatet. /abcnews.al