Ndeshjet e sotme në Botëror, spikat Portugali-Spanjë

schedule11:46 - 15 Qershor, 2018

schedule 11:46 - 15 Qershor, 2018

Sot do të luhen tri ndeshje në Kupën e Botës në Rusi. Në orën 14:00 zhvillohet takimi i dytë i Grupit A, mes Egjiptit dhe Uruguajit. Për skuadrën egjiptiane, enigma më e madhe është aktivizimi i lojtarit kryesor Mohamed Salah, i cili sipas trajnerit duhet të jetë i gatshëm.

Në orën 17:00, fillojnë ndeshjet e grupit B, me atë mes Marokut dhe Iranit. Ky takim do të luhet në stadiumin e Shën Peterburgut dhe favorite është skuadra marokene.

Gjithsesi, me më shumë interes pritet takimi i orës 20:00 në stadiumin e qytetit të Soçit, Portugali-Spanjë. Ky është një derbi i gadishullit Iberik dhe përballë do të jenë disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit. Cristiano Ronaldo do të luajë kundër shokut të tij tek Reali i Madridit, Sergio Ramos.

Spanja jepet favorite, por është e tronditur nga skandali i shkarkimit të trajnerit vetëm dy ditë para ndeshjes së parë të Botërorit./abcnews.al