Ndeshjet e ligave kryesore: Inter ka harruar “shijen” e fitores, Reali dështon në shtëpi, City shton presionin

schedule12:15 - 10 Prill, 2023

schedule 12:15 - 10 Prill, 2023

Nga Hergi Llupi

Janë mbyllur ndeshjet e ligave kryesore në Europë, ku ka pasur edhe rezultate befasuese.

Në Serie A, Inter ka dështuar të marrë një fitore ndaj Salernitanës në shtëpinë e këtyre të fundit. Zikaltërit po kryesonin sfidën me rezultatin 0-1 deri në minutën e 90-të, pasi Gosens shënoi që në minutën e 6-të të pjesës së parë. Befasia ndodh në frymën e fundit të sfidës, pasi ish-lojtari zikaltër, Candreva, barazon sfidën. Inter kështu regjistron katër ndeshje radhazi në kampionat pa marrë një fitore, ku në pesë ndeshjet e fundit, zikaltërit kanë regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Të martën Inter do të përballet me Benfikën në Portugali për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, por në Serie A ata rrezikojnë të kualifikohen për këtë turne në sezonin e ardhshëm.

Ekipi tjetër i Milanos, Milani, ka barazuar e Empolin në San Siro me rezultatin 0-0. Kështu, kuqezinjtë kanë humbur shansin për të mos rrezikuar shumë zonën Champions, pasi aktualisht ata ndodhen në vendin e katërt me 52 pikë, 1 më shumë se Interi.

Napoli vazhdon të bëjë detyrën në Serie A, ku regjistroi një fitore në shtëpinë e Leçes me shifrat 1-2. Të kaltërit e Spallettit vazhdojnë të konkretizojnë matematikisht fitimin e kampionatit, ku tashmë është thjesht çështje kohe për ta vulosur.

Juventus ka dështuar të dalë me pikë në Olimpico të Romës kundër Lazios. “Shqiponjat” e kryeqytetit italian kanë fituar me rezultatin 2-1, duke bërë të mundur besimin për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në Premier League, Manchester United ka hapur javën përkatëse me një fitore në shtëpi përballë Evertonit me shifrat 2-0. “Djajtë e Kuq” janë në rrugën e duhur për të siguruar një vend në Champions për sezonin e ardhshëm, pasi aktualisht ndodhen në vendin e katërt me 56 pikë, po aq sa vendi i tretë që ndodhet Neëcastle.

Surpriza e këtij sezoni, Neëcastle, ka marrë një fitore të vështirë në transfertë ndaj Brentford me rezultatin 1-2. Bardhezinjtë vazhdojnë rezultatet pozitive dhe tashmë ëndrra për një vend në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës bëhet më i prekshëm.

Tottenham ka marrë një fitore të vuajtur në shtëpi ndaj Brighton me shifrat 2-1. Kjo fitore i mban ende ata në lojë dhe në garën për Champions League, edhe pse momentalisht ndodhen në vendin e pestë me 53 pikë, 3 më pak se zona blu.

Chelsea sërish ka zhgënjyer, pasi Ëolves fituan me rezultatin minimal 1-0. Kthimi në mënyrë provizore të Lampard në stolin e bluve të Londrës nuk ka rezultuar me një rezultat pozitiv. Chelsea vazhdon të mbetet në mesin e tabelës, pasi ndodhen në vendin e 11-të me 39 pikë, larg çdo kompeticioni europian.

Ndërkohë Manchester City ka fituar me poker në transfertë ndaj Southampton me shifrat 1-4. “Qytetarët” vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Arsenalin e vendit të parë, ku me këtë fitore renditen në vendin e dytë me 67 pikë, 6 më pak se Arsenali i vendit të parë.

Arsenali ka shpëtuar nga humbja në shtëpinë e Liverpool pasi sfida është mbyllur në barazimin 2-2. Arsenal rrezikoi shumë minutat e fundi, pasi të kuqtë e Klopp tentuan të merrnin tre pikët, por heroi i “toppcinjve” ishte gardiani i portës me disa pritje tepër të rëndësishme. Kështu, Arsenal vazhdon të ruajë kreun, por City nuk ndalet duke ushtruar presion. Ndërsa Liverpool, ndodhet në vendin e tetë me 44 pikë, ende larg zonës së Europës.

Në Spanjë, në kampionatin e La Liga, Real Madrid ka humbur në shtëpi me shifrat 2-3 nga Villarreal. Me këtë rezultat negativ, “Los Blancos” humbet rastin për të ushtruar presion te Barcelona kryesuese e cila ndodhet në vendin e parë me 71 pikë, ndërsa madrilenët në vendin e dytë me 59 pikë.

Atletico Madrid ka marrw njw fitore me peshw nw transfertw kundwr Rayo Vallecano me rezultatin 1-2. Kështu, skuadra e Simeones vazhdon rrugëtimin pa humbje në 5 ndeshjet e fundit në La Liga, ku ka regjistruar 5 fitore dhe tashmë mundësia për të zënë vendin e dytë është e prekshme.

Barcelona do të ndeshet sot, ditën e hënë më 10 prill kundër Girona. Katalanasit kërkojnë fitoren në Camp Nou për të vazhduar rrugëtimin e fitimit të kampionatit spanjoll.

Në Gjermani, Bayern Munich ka marrë një fitore minimale në transfertë ndaj Freiburg. Bundesliga bëhet interesante pasi tre vendet e para nuk kanë ndonjë diferencë të madhe, me bavarezët që mbajnë ende kreun me 58 pikë.

Dortmund ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Union Berlin me shifrat 2-1. Verdhezinjtë renditen në vendin e dytë me 56 pikë, dy më pak se kryesuesit e Bayern Munich. Ndërsa Union Berlin ndodhet në vendin e tretë me 51 pikë.

Në kampionatin tonë, në Superiore, Teuta ka humbur në shtëpi ndaj Laçit me rezultatin 1-2. Kjo fitore ka qenë tepër e rëndësishme për kurbinasit të cilët tentojnë të krijojnë distancë nga zona e rrezikut, pasi aktualisht ndodhen në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Teuta në vendin e tetë, në zonën e kuqe, me 34 pikë.

Sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Erzenin ka përfunduar me fitoren 3-1 për shkodranët. Një fitore tepër e rëndësishme për vendasit pasi tashmë shpresojnë për një vend në Europë, ndërsa Erzeni ngec në vendin e pestë me 37 pikë, 4 më pak se vendi i katërt që ndodhet Vllaznia.

Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit është pezulluar për shkak të disa kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, dhe do të luhet në një njoftim të dytë.

Sot do të luhen dy ndeshjet e mbetura, ku Egnatia do të përballet në shtëpi me Partizanin, dhe Tirana do të presë në shtëpi verilindorët e Kukësit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!