NDESHJET E DITËS | Finalet e fundit, Superiorja dhe e Para në fushë

schedule08:28 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 08:28 - 22 Dhjetor, 2019

Superiorja dhe Kategoria e Parë mbyllen sot për këtë vit kalendarik. Në program janë ndeshjes e javës së 17-të në elitën e futbollit shqiptar dhe janë disa sfida mjaft interesante, tre prej të cilave nisin prej orës 13:00. Vëmendjen kryesore e merr Laçi-Tirana, klube që duan fitoren për të vijuar betejën për vendet e sipërme në renditje. Një finale kjo e sotshmja.

Bylisi surprizues për opinionin sportiv ka shansin ta mbyllë në vendin e dytë këtë vit kalendarik. Përballë do të ketë Luftëtarin e vendit të parafundit dhe ballshiotët e kanë detyrim marrjen e pikëve të plota, edhe pse në listën e mungesave janë shtuar edhe Hidi e Ndreca të pezulluar me kartonë.

Teuta gjithashtu do tentojë ta mbyllë në mënyrën e duhur dhe në Vlorë ndaj Flamurtarit të vendit të fundit shkon për tre pikët. Vllaznia, eksperte e ndeshjeve në transfertë, në orën 16:00 luan kundër Partizanit. Të kuqtë, pas tre humbjeve radhazi, e kanë detyrim rikthimin te fitorja.

Interesant është edhe takimi tjetër, Kukësi-Skënderbeu. Verilindorët kryesojnë kampionatin dhe përballë nuk është ai ekip korçar që ka dominuar dekadën e fundit në Superiore. Skuadra e Shpëtim Duros kërkon titullin e dytë kampion dhe sot ndaj Skënderbeut nuk lejohet hapi fals.

Sot, sikurse shkruajmë që në fillim, luhet edhe një ndeshje e Kategorisë së Parë. Përballje mes ekipesh që duan Superioren. Besa e Kavajës do kërkojë të ruajë hapin e skuadrave të kreut dhe i duhet të mundë Lushnjën, që ndodhet mbi ta në klasifikim. / abcnews.al

Ndeshjet e ditës në Superiore dhe Kategorinë e Parë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!