Futboll në çdo kategori. Superiorja rikthehet me tre takime, kurse në Kategorinë e Parë zhvillohen të gjitha sfidat e javës së nëntë. Programi i elitës së futbollit shqiptar rezervon disa sfida interesante sot dhe dy prej tyre nisin prej orës 13:30. Në Elbasan Kukës-Bylisi është një takim i gjithi për t’u parë.
Ballshiotët renditën në vendin e dytë në klasifikim dhe pas humbjes me Skënderbeun duan të rikthehen te rezultati pozitiv. Nga ana tjetër Kukësi do të jetë më i plotë, teksa rikthehen Musolli, Abazaj dhe Limaj. Verilindorëve nuk u lejohet hap fals këtë herë. Në Vlorë luhet një tjetër ndeshje interesante.
Flamurtari i vendit të fundit pret Luftëtarin, që gjithashtu po bën nje sezon jo të mirë. Janë dy skuadrat më të rrezikuara për të lënë Superioren dhe vetëm tre pikët u bëjnë punë. Tri orë më pas Superiorja për sot mbyllet me Skënderbeu-Tirana. Një ndeshje që pritet të jetë e hapur dhe e luftuar.
Kategoria Superiore – Java 13
E shtunë, më 23 nëntor 2019
Ora 13:30 | Kukësi-Bylis
Ora 13:30 | Flamurtari-Luftëtari
Ora 16:30 | Skënderbeu-Tirana
Kategoria e Parë, këtë javë luhet e gjitha në një ditë. Në grupin A, sfida mes dy vendeve të para, Korabi-Kastrioti është ndeshja e javës. Përballje e rëndësishme është edhe ajo mes Erzenit dhe Besëlidhjes në Shijak. Në program janë edhe tre ndeshje të tjera, si Shkumbini-Egnatia, Burreli-Tërbuni dhe Dinamo Veleçiku.
KATEGORIA E PARË – JAVA 9
E shtunë, më 23 nëntor, ora 13:00
GRUPI A
Shkumbini-Egnatia
Burreli-Tërbuni
Dinamo-Veleçiku
Erzeni-Besëlidhja
Korabi-Kastrioti
Grupi B rezervon përballje në transferta për dy ekipet që renditen në krye. Lushnja do të jetë mysafire në Fushë-Krujë, ku e pret Iliria. Pogradeci, që ka një ecuri shumë të mirë javët e fundit, sfidon Turbinën në Cërrik. Në Shënkoll luhet një përballje mes vendeve të fundit. Lezhjanët presin Elbasanin. Interesante janë përballjet Apolonia-Oriku dhe Besa-Devolli, të programuara për sot prej orës 13:00
GRUPI B
Turbina-Pogradeci
Iliria-Lushnja
Shënkolli-Elbasani
Apolonia-Oriku
Besa-Devolli
/abcnews.al