Abissnet Superiore do të rifillojë më 15 janar dhe skuadrat po shfrytëzojnë mundësinë të zhvillojnë ndeshje miqësore për të mbajtur lojtarët në formë.
Skuadra e Teutës ka menduar të zhvillojë një ndeshje miqësore brenda familjes, teksa është përballur me skuadrën U-21, takim i luajtur në stadiumin “Niko Dovana”.
Ditën e hënë skuadra durrasake do të fillojë stërvitjen për ndeshjen e parë të këtij viti kalendarik që do e zhvillojë kundër Kastriotit më 16 janar.
Aktualisht, djemtë e detit kanë arritur të grumbullojnë 18 pikë në 15 javë të luajtura, plot 15 pikë larg vendit të parë të mbajtur nga Tirana.
/f.a/abcnews.al