Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndeshja me Juventusin, Pioli: Ibra nuk është superman, Giroud po ashtu nuk është i gatshëm

schedule19:07 - 18 Shtator, 2021

schedule 19:07 - 18 Shtator, 2021

Pas humbjes në debutimin e Ligës së Kampionëve në Anfield kundër Liverpool, Milani zhvendoset përsëri në kampionat ku nesër do të luajë super ndeshjen përballë Juventusit në Torino.

Para kësaj ndeshje ka folur trajneri Pioli ku ka dhënë lajmin e keq se Ibra dhe Giroud nuk do të jenë të gatshëm.

“Ibrahimovic do të donte  të ishte Superman, por nuk mund të jetë. Ai nuk është përmirësuar aq sa duhet. Ne biseduam me njëri-tjetrin, por ai nuk do të jetë nesër, po ashtu edhe Giroud nuk do jetë gati për shkak të dhimbjeve të mesit,” tha Pioli.



Ndërkohë  sulmi i “kuqezinjve” për ndeshjen e nesërme pritet të jetë, Rebic-Leao- Salemakers  të cilët do të mbështeten nga Brahim Diaz. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!