Ndeshja e fundit për Musollin, Gjilani “prenoton” kapitenin e Kukësit

schedule08:59 - 11 Shtator, 2020

schedule 08:59 - 11 Shtator, 2020

Besar Musolli do të largohet këtë verë nga Kukësi. Kapiteni i verilindorëve donte ta mbyllte me nënkampionët e vendit që vjet, madje në rrjetet sociale e shpalli divorcin. Prapaktheu, një sezon në kërkim të titullit dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i largimit.

Ndeshja kundër Wolsburg do të jetë e fundit për Musollin te Kukësi. Pas tetë vitesh ka ardhur momenti që ai të rikthehet në Kosovë. Dëshira e tij është të jetë pranë familjes, ndërkohë që klubi i Superiores nga ana tjetër ka tentuar ta mbajë në ekip.

Së fundmi e ka marrë një premtim nga Kukësi se nuk do ta pengojnë, sikurse bëjnë me dije burime të “Abcnews.al”. Në Kosovë shkojnë edhe më tej, teksa gazetari i Supersport, Arlind Sadiku, shkruan se Gjilani e ka regjistruar atë në ekip

“Gjilani bën supertransfer – Siguron shërbimet e Besar Musollit. Pas 8 vitesh, ish-reprezentuesi i Kosovës do të largohet nga Kukësi. 31-vjecari rikthehet në Superligë për të veshur fanellën e Gjilanit. Ndonëse kanë mbetur edhe disa detaje për t’u nënshkruar kontrata, Gjilani e ka regjistruar Musollin në FFK si lojtar të tyre”. /abcnews.al

 

Postimi i Sadikut