Ndeshen ndaj Maltës e Maqedonisë, Southgate publikon listën e të grumbulluarve për sfidat e nëntorit

schedule17:16 - 9 Nëntor, 2023

schedule 17:16 - 9 Nëntor, 2023

Pavarësisht se janë të kualifikuar si krerët e grupit C, në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, tekniku i Anglisë, Gareth Southgate publikoi sot listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet e nëntorit të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Nga lista e Southgate bie në sy se ftesë për t’u bashkuar me kombëtaren e “Tre Luanëve” ka marrë edhe mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, ndërsa mungon emri i Ruben Loftus-Cheek edhe Raheem Sterling gjithashtu nuk është në listë.

Lista e Anglisë:

Portierë: Johnstone, Pickford, Ramsdale.

Mbrojtës: Colwill, Dunk, Guehi, Maguire, Tomori, Trippier, Walker.

Mesfushorët: Alexander-Arnold, Bellingham, Gallagher, Henderson, Phillips, Rice.

Sulmues: Boëen, Foden, Grealish, Kane, Maddison, Rashford, Saka, Watskins, Wilson /i.m /abcnews.al