Ndërtuesit deklarojnë se do të ndermarrin të gjitha hapat për të kundërshtuar ligjin që i detyron të japin për qëllime sociale 3% të objekteve. Ata shprehen se kjo është një taksë e dyfishtë që vendoset nga qeveria.
Ndërtuesit shprehen kundër ligjit, i cili për të marrë leje zhvillimi apo ndërtimi për objekte banimi mbi 2 mijë metër katrorë i detyron të kalojnë në përdorim apo pronësi të bashkive për qëllime sociale dhe pa shpërblim të paktën 3% të sipërfaqes së ndërtesës.
“Sektori i ndërtimit nuk është mirë të frenohet me këtë masë të re sepse shyqyr që po lulëzon pak”.
Shoqata e ndërtuesve e mbështeur dhe nga Biznes Albania dhe Dhoma e Tregtisë e cilëson këtë një taksë të re që sipas saj vjen në kundërshtim me ligjin.
“Ndërtuesit, aktualisht, paguajnë taksën e infrastrukturëqs një pjesë e së cilës shkon për ndërtimin e strahave sociale”.
“Po ta përkthejmë këtë taksë në fitim për kompaninë është minimum 30% e fitimit të kalojë në zbatim të këtij ligji. Ndërsa po ta përkthejme në shkelje ligjore, janë 3 nene të Kushtetutës që janë të shkeluara haptazi”.
Përfaqësusesit e biznesit thonë se ky projektligj nuk është diskutuar me ta. Shqetësimin e tyre tregojnë se ja kanë drejtuar edhe Presidentit të Republikës, ndërkohë që shprehen se do të ndërmarrin të gjithë hapat ligjorë për të shfuqizuar këtë nen. Më herët, ministri i Financave e ka konsideruar këtë ligj vazhdimësi të paketës së solidaritetit për shtresa më në nevojë të popullsisë./abcnews.al