Ndërtoi pallatin 11 katësh për të cilin u arrestua Vangjush Dako/ Gjykata ndryshon masën e sigurisë për biznesmenin

schedule18:07 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 18:07 - 4 Dhjetor, 2023

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg, në arrest shtëpi, për biznesmenin Fiqiri Faruku.

Biznesmeni Faruku ka ndërtuar pallatin 11katësh në Durrës që u dëmtua nga tërmeti, ngjarje për të cilën është arrestuar edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Biznesmeni i arrestuar është pjesë e dosjes së Prokurorisë së Posaçme për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!