Ndërtimi i “Velierës” në Durrës, Neritan Ceka tregon debatin me Vangjush Dakon: Çfarë më tha

schedule10:49 - 23 Mars, 2021

schedule 10:49 - 23 Mars, 2021

Ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit” është diskutuar rreth ndërhyrjes apo shembjes së ndërtesave të ndryshme historike apo kulturore, ku është marr shembulli i Mozaikut apo maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

I ftuar në studio ishte arkeologu i njohur, Neritan Ceka, i cili ndër të tjera ka treguar një debat që ka pasur me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Ceka u shpreh se nuk ishte dakort me Dakon për ndërtimin e “Velierës”, pasi ndodhej shumë pranë Torrës Veneciane. Ai theksoi se kjo e fundit është simboli i qytetit dhe ndodhet edhe në stemë.

Në një bisedë me ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon me të cilin kam pasur marrëdhëniet shumë të mira, i thash kur ishte puna për të ndërtuar atë të famshmen “Veliera”, e cila është një monstër e vërtetë. I thash: ‘Vangjush ti nuk mund të ndërtosh mu përball Torrës Veneciane, që është simboli i qytetit dhe e ka edhe në stemën e qytetit, të vendosësh një monument tjetër. sepse ne i kemi të gjitha mundësitë sot të ndërtojmë një 50-katësh, nuk ka ndonjë gjë në krahasim me Torrën, por është një vepër monumentale e papërsëritshme. Tha: ‘Por edhe ne do lëmë gjurmët tona’. Pra nuk besoj se kjo është filozofia e Vangjushit, por e shefit, pasi ka aftësi si çdo shef tjetër në Shqipëri që klonon vetveten. Pra i gjen klonet e shefit deri tek ai i fundit. Edhe nënpunësi i fundit është një kopje.”, tha Ceka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!