Ndërtimi i spitalit në Fier, Rama: Javën tjetër nis puna, qeveria turke do e ndërtojë për 3 muaj

schedule13:01 - 9 Janar, 2021

schedule 13:01 - 9 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka qenë në Fier ku ka folur në lidhje me fillimin e punës për ndërtimin e Spitalit Rajonal në këtë qytet.

Ky është një institucion që do të ndërtohet me mbështetjen e qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe do të jetë njëkohësisht një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.

Sipas shefit të qeverisë spitali do të nisë me administrimin e drejtuar në çdo pavion prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë.

“Ky spital do të ndërtohet për tre muaj dhe është e rëndësishme që të përcaktojmë zonën dhe zona duhet të jetë anës autostradës, dhe javës tjetër nis puna. Të hënën vijnë njerëzit që janë të përcaktuar për këtë punë dhe nisin me matjet e nevojshme. Detyra jote është që të ngresh një skuadër dhe të mos vonosh asnjë procedurë që është e nevojshme, lejen dhe mjedisin që do e ofrojmë jemi ne të detyruar. Ministrja ka caktuar vetëm një person për Fierin dhe ato është e rëndësishme që ta mbarojnë për tre muaj këtë sfidë, por nëse ato e zgjasin më shumë se kaq është problemi i tyre ne s’duhet të krijojmë asnjë vend që pengon punën e tyre”, ka thënë Rama

Ndër të tjera bëhet me dije se spitali që do t’i shërbejë jo vetëm Fierit, por do të jetë pjesë e shërbimit tonë publik shëndetësor dhe natyrisht shërbimi do të jetë falas si në çdo spital publik të Shqipërisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!