Ndërtimet pa leje, Rama: Janë kallëzuar 40 subjekte dhe 18 kryetarë bashkish, dosjet i ka zënë myku në Prokurori

schedule10:01 - 1 Tetor, 2022

schedule 10:01 - 1 Tetor, 2022

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot e IKMT ka kallëzuar në total 40 subjekte pa leje, 18 kryetarë bashkish nga opozita dhe mazhoranca, 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektoratë dhe zyrtarë nga Aluizni.

Teksa kritikoi ashpër gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar për mos çuarjen para drejtësisë të personave që kanë ndërtuar pa leje, Rama tha se dosjet me kallëzimet kanë zënë myk në Prokurori.

“IKMT deri tani ka kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, edhe të PS, 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektorë, 2 drejtorë rajonalë Aluizni 4 kryetarë këshillash të rregullimit të territorit. Sa nga këta kanë shkuar para ligjit, asnjë, të gjitha këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurori.
Prokuroritë na kanë vendosur një barrierë turpi, një pallat i tërë në një zonë turistike, kemi një vit që jemi bam e bum nëpër gjykata, pa larjen komplet, tani ka ardhur momenti për të dhënë një mesazh të qartë që çdo metër katror jashtë lejes do t’ju kushtojë aq shtrenjtë saqë do të jetë marrëzi që t’i hyni kësaj aventure”, tha Rama sot në bisedimin online në Facebook.

Dy ditë më parë u  firmos akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metrave katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin “Syri i Tiranës”. Disa zyrtarë komisariatesh janë pezulluar një ditë më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë.

/abcnews.al/