Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thethi/ Rama: Vepër e rëndë penale. Prokurorja bëri një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje

schedule10:16 - 11 Korrik, 2025

schedule 10:16 - 11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Durrës të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, në një takim ku në fokus ka qenë zbatimi i ligjit, menaxhimi i territorit dhe përgatitjet për Shqipërinë 2030.

Rama është ndalur veçanërisht tek rasti i Thethit, ku sipas tij, gjatë periudhës zgjedhore është shënuar një “bum” ndërtimesh pa leje, duke përfshirë jo vetëm objekte të izoluara, por ndërtimin e një “fshati të tërë” në zemër të parkut kombëtar.

Ai tha se janë bërë 40 kallëzime penale nga Policia e Shtetit për ndërtimet në këtë zonë të mbrojtur, por një pjesë e sistemit të drejtësisë nuk ka reaguar.

Kryeministri theksoi se ndërtimet pa leje përbëjnë vepër penale dhe paralajmëroi veprime të forta nga IKMT në Theth dhe zona të tjera problematike, ndërsa kritikoi ashpër policitë bashkiake për pasivitet dhe mungesë funksionaliteti.

“Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh pa leje, si rezultat dhe i përgatitjes së sezonit të ri turistik. Jo një, por 40 denoncime janë bërë nga policia e shtetit. Në një aspekt policia e shtetit ka funksionuar ka denoncuar ndërtimet pe leje në prokurori. Dhe një rast flagrant ku nuk është ndërtuar një grehinë, por një fshat i tërë në mes të Thethit. Një prokure ka refuzuar të shikojë atë se çfarë ka ndodhur. P rokuroria ose më saktë një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur të mos fillojë hetimet. Pra ka refuzuar të shohë për çfarë bëhet fjalë dhe ka bërë një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në territorin e Shqipërisë është një vepër penale, aq më tepër në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër akoma më e rëndë. IKMT ka filluar të veprojë. Qoftë në Theth, qoftë edhe në vende të tjerash Tirana ka një problem të madh te zbatimeve të tokave. Policia bashkiake janë struktura shumë problematike”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!