Ndërtimet pa leje në Patok/ Gjykata e Lezhës lë në burg drejtorin e IKMT, Jetmir Mzhika

schedule14:01 - 1 Maj, 2024

schedule 14:01 - 1 Maj, 2024

Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi vendimin e arrestit me burg për drejtorin e IMT ne Kurbin, Jetmir Mzhika.

Po ashtu është në fuqi pezullimi i 3 inspektoreve të saj Rivelioni Ismalaj, Shan Preci, Artur Përdoda, dhe arrest në shtëpi për ish drejtorin e IKMT Flori Gjini.

ABC News mëson se gjykatësja Englantina Bibaj ka pranuar kërkesën e prokurorisë të kryesuar nga Sabri Kastrati duke lenë ne fuqi vendimet e marra më parë.

Ata ishin sot në seance gjyqësore për vlerësim të masës së sigurisë ndaj tyre. Ndërkohe bëhet e ditur se Prokuroria e Lezhës ka vënë nen hetim për ketë çështje edhe Kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara.