Ndërtesa kthehet në rrënoja nga shpërthimi i gazit, 3 të vdekur dhe dhjetra të plagosur në Kinë

schedule09:51 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:51 - 21 Tetor, 2021

Pekin- Të paktën tre persona vdiqën dhe më shumë se 30 u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në një restorant në qytetin verilindor kinez të Shenyang. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj te enjteje, ndërsa shpërthimi raportohet se ka qenë tepër i fortë dhe ka tronditur të gjithë qytetin.

Sipas mediave të huaja , shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitale dhe po marrin kujdes intensiv.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar me 25 makina zjarrfikëse.

Shpërthimi u kap nga një kamera makine dhe është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale./abcnews.al./