Pas një beteje të gjatë, 2-vjeçari Alfie Evans ka ndërruar jetë. Mjekët britanikë në spitalin e Liverpool e kishin shkëputur nga paraturat që e mbanin në jetë pavarësisht refuzimit dhe apelit të prindërve, të cilët kërkoni ta mjekonin në Itali.
Vogëlushi Alfie Evans ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga prindërit e tij me anë të një postimi në Facebook. Gjykatësit britanikë kishin refuzuar transferimin e 2-vjeçarit në Itali pavarësisht se autoritetet italiane i kishin dhënë nënshtetësinë.
“Gladiatori im, uli mburojën dhe fluturoi në qiell. Jam i dëshpëruar. Të dua shumë djali im”, shkruan babai i vogëlushit.
Pikërisht në rrjetet sociale, pak para vdekjes së vogëlushit, ishte bërë dhe apeli i fundit i dëshpëruar nga mbështetësit e Alfie-t. Fëmija, pas një dite tjetër në pritje të transferimit në Itali, pësoi një krizë frymëmarrjeje që iu shkaktua si pasojë e shkëputjes nga aparaturat.
Alfie ishte protagonist i një beteje mes stafit mjekësor britanik që vendosën të hiqnin aparaturat që e mbanin në jetë, dhe një lëvizjeje të gjerë që mbështeste prindërit, të cilët donin ta mbanin në jetë.
Mbrëmjen e 23 Prillit, mjekët e spitalit në Liverpool, morën autorizimin e drejtësisë britanike për të shkëputur voëlushin nga aparaturat që e mbanin në jetë. Por Alfie vazhdo të merrte frymë në krahët e nënës Kate dhe pa aparturat.
Italia i kishte dhënë nënshtetësinë në mënyrë që të mjekohej në Romë, por Gjykata e Apelit në Britaninë e Madhe refuzoi kërkesën e prindërve. Orët e fundit pritej vendimi i mjekëve që duhej të autorizonin transferimin e fëmijës në shtëpi.
Pas vdekjes së vogëlushit, me anë të një mesazhi ngushëllimi, mjekët në Liverpool e cilësuan ngjarjen si një udhëtim shkatërrues. Ata kërkuan që të respektohej tashmë privatësia e stafit mjekësor dhe familjes së vgëlushit.
Mesazhe ngushëlluese, por dhe zemërimi e akuza për mjekët dhe drejtësinë britanike, shpërthyen menjëherë në rrjetet sociale. Me mijëra njerëz nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe shumë vende europiane, u shprehën në mbështetje të familjes Evans./abcnews.al