Ndërron jetë njeriu më i shëndoshë i Anglisë, peshonte 412 kg

schedule20:24 - 3 Janar, 2021

schedule 20:24 - 3 Janar, 2021

Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare njeriu më i shëndoshë i Britanisë, i cili peshonte 412 kg.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe infeksione gjatë viteve të fundit.

Barry Austin, nga Chelmsley Wood, Birmingham, konsumonte deri në 29,000 kalori dhe pinte deri në 12 litra pije të gazuara në ditë.

Ai fitoi famë për ngrënien e tij të tepruar dhe një herë mori pjesë në një dokumentar të Sky One të prezantuar nga Richard Hammond.

Ai gjithashtu mori pjesë në një komedi-dramë në ITV ‘Njeriu më i shëndoshë në Britani’ me protagonistë Timothy Spall dhe Bobby Ball. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!